Sarandë/ Atentat ndaj një personi, në një pikë llotoje
10/05/2017 00:00
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Sarandë, mbrëmjen e të mërkurës.
Atentatorët kanë qëlluar në drejtim të një pike llotoje, pranë shëtirores së qytetit.
Në pikën e llotos ndodheshin rreth 30 persona, por fatmirësisht nuk raportohet asnjë i lënduar.
Objektivi ka qenë shtetasi Rudin Haxhia, 39 vjeç, ndaj të cilit është hera e shtatë që kryhet atentat.
Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, duke braktisur edhe armën tip kallashnikov, me të cilën ka qëlluar. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.
Top Channel