Grabitja në Rinas, shërbim prove për grupin e shoqërimit

10/05/2017 11:30

Gjykata e Tiranës vendosi paraditen e së mërkurës lirimin e të gjithë policëve privatë të arrestuar pas grabitjes së mbi 3 milionë eurove, në rrugën e Rinasit, më 9 shkurt të këtij viti.

Edhe pse shoqëruesit e vlerave monetare u shpallën fajtorë për akuzën e shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim, për mosmarrjen e masave të nevojshme për garantimin e vlerës monetare që transportonin, gjyqtari Ardian Kalia vendosi që të pezullonte vuajtjen e dënimit me burgim, duke vendosur liri me kusht dhe mbajtje e kontakteve me shërbimin e provës për 6 të pandehurit.

Në lidhje me këtë ngjarje, përveç 6 punonjësve të policisë private, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka të arrestuar edhe 8 persona të tjerë të dyshuar si autorë të grabitjes spektakolare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA