Goditet me thikë, vdes 27-vjeçari në Tiranë
10/05/2017 00:00
Një 27-vjeçar ka gjetur vdekjen pas një konflikti të çastit mes dy personave. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Çekrezë të Tiranës rreth mesditës së të mërkurës.
Sipas të dhënave të para të policisë A.K., 27 vjeç është plagosur me thikë në pjesën e barkut dhe u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore. I riu nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.
Si autor të dyshuar të ngjarjes policia ka arrestuar Vladimir Lulin, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Hetimet po vijojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes, ndërkohë që si provë materiale është gjetur dhe sekuestruar dhe arma e krimit, thika e përdorur nga autori.
Top Channel