Aksident në segmentin Divjakë-Çermë, një i vdekur
10/05/2017 00:00
Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e pasdites në rrugën Divjakë-Çermë, ku një person ka humbur jetën.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Shën e Premte, ku një traktor u përplas me një motor me të cilin po udhëtonin dy persona.
Mësohet se një 34-vjeçar ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i motorit, një 31-vjeçar, ka mbetur i plagosur, jashtë rrezikut për jetën.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.
Top Channel