Shkodër, 74-vjeçari vret gruan me çifte

08/05/2017 08:45

Një burrë ka vrarë gruan e tij, pak pas mesnate, në fshatin Guci e Re të Shkodrës. Autori Beqir Xhilaj, 74 vjeç, ka qëlluar për vdekje me çifte bashkëshorten Lumturie Xhilaj, 47 vjeç, pas një debati për motive të dobëta.

Autori është arrestuar nga policia, ndërsa tentoi të justifikohej se kishte ndodhur një vetëvrasje.

Gjithçka nisi nga një debat për çështje familjare. I moshuari nisi ta dhunojë bashkëshorten e tij e më pas nga një distancë e afërt e qëlloi me armën e gjahut, duke e lënë të vdekur në vend.
 
Autori e lajmëroi vetë policinë, që pas hetimeve e prangosi 74-vjeçarin, i cili më pas e pranoi krimin.

Autori i vrasjes u akuzua 20 vite më parë se kishte vrarë edhe gruan e tij të parë, ndërsa viktima ishte gruaja e tretë e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA