Meta pret nënsekretarin italian të Shtetit, në fokus zhvillimet politike

08/05/2017 00:00

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti këtë të hënë në një takim nënsekretarin e Shtetit për Politikën e Jashtme të Italisë, Vincenzo Amendola.

Në fokus të bisedimeve ishin zhvillimet e fundit politike në vend dhe marrëdhëniet dypalëshe. Sipas një njoftimi për shtyp, fillimisht Amendola uroi Metën për zgjedhjen si president i Republikës, duke i shprehur vlerësimin e Italisë për figurën e tij.

“Shqipëria mund të mbështetet gjithnjë tek përkrahja e Italisë, si një partner tradicional i qëndrueshëm”, deklaroi zyrtari italian.

Nga ana e tij, Meta vlerësoi partneritetin e shkëlqyer Shqipëri-Itali dhe rolin e kësaj të fundit në stabilitetin e Ballkanit.

Nga ana tjetër, Meta theksoi se, zhvillimi demokratik, ekonomik e social i Shqipërisë nuk duhet të cenohet prej mungesës së dialogut dhe përgjegjshmërisë politike. “Ndaj nevojitet një qasje më evropiane për daljen nga ngërçi aktual politik”, tha Meta.

Ai shtoi se, “asnjëherë nuk është vonë për zgjidhje të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse që i shërben stabilitetit të vendit dhe hapjes sa më shpejt të negociatave me Bashkimin Evropian”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA