Abuzoi me detyrën, SHÇBA arreston agjentin në Kavajë

08/05/2017 00:00

SHÇBA ka arrestuar këtë të hënë një agjent të policisë së Kavajës, nën akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.

Sipas një njoftimi për shtyp, agjenti Baki Ballhysa punonte pranë pikës së bllokimit të automjeteve.

Nga kontrollet e kryera ka rezultuar se Ballhysa, gjatë ushtrimit të detyrës kishte marrë një celular nga një automjet.

Top Channel