Kontrabandë me mallra nga Kina, arrestohet 44-vjeçari “shëtitës”

06/05/2017 00:00

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi tregtonte mallra kontrabandë.

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se Erand Shala, 44 vjeç, ishte regjistruar me NIPT si shëtitës, me qëllim shmangien e tatimit mbi vlerën e shtuar, për produktet të cilat i importonte nga Kina.

Në shtëpinë e tij ai kishte përshtatur një ambient si magazinë ku dhe mbante mallin kontrabandë. Policia gjatë kontrollit gjeti tre vula të falsifikuara, 692 kg letra të lagura me logo të ndryshme, 23.600 prerëse për thonjtë, 21.400 termometra trupi, 4320 termometra ambienti, 1200 matësa tensioni, 9 mijë erashka plastike dhe druri, 30 mijë karfica, 36 mijë shishe me biberon për fëmijë, 7 mijë kuti domino dhe 1235 shishe 180 ml me ilaç për mushkonja.

44-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit “Shëtitësi”. Ndaj tij rëndojnë akuzat e “Tregëtimi dhe trasportimi i mallrave që janë kontrabandë, falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve, fshehje të ardhurave, krijim të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Top Channel