Shpërthimi molotovëve nisi pas mbylljes së fjalimit të Berishës/ Çfarë ndodhi në protestën përpara Kryeministrisë, dy efektivë të lënduar, qytetari merr flakë Në një intervistë për “Deutche Welle”, Presidenti Buajar Nishani ka kërkuar dhe një herë që Europa të mos humbasë vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor.
“Mendoj se është e nevojshme që shoqëria evropiane të kuptojë pikësëpari se Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit i përkasin në mënyrë të natyrshme identitetit evropian. Kjo është tepër e rëndësishme sepse na duhet të rrisim mirëkuptimin me njëri-tjetrin. Së dyti, mendoj se Evropa duhet ta mbajë gjallë këtë proces, procesin e integrimit evropian për Shqipërinë, dhe jo vetëm për të, por edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, sepse procesi i integrimit evropian ka qenë dhe ende është mekanizmi më i mirë për të gjitha vendet dhe kombet në këtë rajon kaq të vështirë, për ripajtim mes tyre, për të arritur begatinë e për të punuar së bashku”, tha Nishani.
Duke u ndalur te përfitimet që Evropa ka nga anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE, Nishani ka veçuar: “Në ditët e sotme, hapësira evropiane po përballet me shumë çështje shqetësuese si terrorizmi, valët e emigracionit të paligjshëm, refugjatët, e gjëra të tilla të ngjashme, ndryshimet klimaterike, varfërinë, kështu që si një krah i zonës evropiane, Ballkani, përfshi edhe vendin tim, Shqipërinë, mund të shërbejnë për të zgjeruar fushën e bashkëpunimit dhe të sigurisë. Me një fjalë, Ballkani dhe vendi im është udhëkryqi më i mirë për shkëmbimin e mallrave dhe bashkëpunimin ekonomik mes Evropës dhe kontinenteve të tjera. Kështu që besoj se ka një mundësi të vërtetë për kontribut nga vendi im dhe te vendet e tjera”.
Top Channel