Durrës, policia sekuestron 116 kg kanabis në bregdet
04/05/2017 00:00
Policia e Durrësit ka sekuestruar në bregdet një sasi prej afërsisht 116 kg kanabis sativa.
Sipas njoftimit zyrtar, sasia e drogës është gjetur nga shërbimet bregdetare në vendin e quajtur “Kepi i Palit”. Ato ishin të ndara në 74 pako të mbështjella me celifon të tejdukshëm.
Grupi hetimor vijon punën për zbulimin e origjinës së lëndës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel