Cërrik, lumi rrezikon depot e ujit

03/05/2017 00:00

Depot e ujit që furnizojnë Cërrikun dhe disa komuna rrezikohen nga lumi Shkumbin.

Situata paraqitet kritike, pasi devijimi i shtratit të lumit mbërrin sot rreth 1.5 metra larg depozitave të ujit, që u ndërtuan në vitin 1952, në një distancë të konsiderueshme nga lumi.

Altin Toska, kryetar i Bashkisë së Cërrikut, u shpreh: “Jemi vënë në lëvizje dhe kemi paraqitur pranë Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile një projekt që do ta përmirësonte dhe do ta siguronte një herë e mirë këtë situatë. U bëj apel instancave që të ndërhyjnë në kohë”.

Devijimi i lumit Shkumbin në këtë zonë rrezikon edhe dhjetëra shtëpi të lagjes Fermë të Cërrikut. Ndërhyrja bëhët e dosmosdoshme në këtë kohë, pasi ardhja e vjeshtës dhe shtimi i prurjeve të lumit e bëjnë të pamundur ndërtimin e argjinaturës.

Top Channel