Britania u bashkohet thirrjeve: Partitë të marrin pjesë në zgjedhje

03/05/2017 00:00

Mbretëria e Bashkuar iu bën thirrje të gjitha partive politike të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar pjesëmarrje të plotë në zgjedhjet e ardhshme.

“Do të ishte për të ardhur keq nëse partitë zgjedhin të mos marrin pjesë. Votuesit shqiptarë meritojnë të kenë një proces zgjedhor që t’i garantojë mundësi sa më të gjerë zgjedhjeje”, thuhet në një deklaratë për shtyp.

Selia diplomatike britanike iu bën thirrje gjithashtu të gjitha partive politike të garantojnë shmangien e dhunës gjatë periudhës parazgjedhore dhe gjatë vetë ditës së zgjedhjeve.

Top Channel