
Dy objekte në Vlorë do të hidhen në erë në një shpërthim të kontrolluar. Shembja e tyre do t’i hapë vend rrugës dytësore që po ndërtohet paralel me shëtitoren e bregdetit.
Prej disa ditësh punonjësit e IKMT se së bashku me xhenierët kanë hapur rreth 500 fole, të cilat po mbushen me lëndë plasëse.
Shpërthimi do të rrëzojë një hotel katërkatësh dhe një shtëpi me tre kate në zonën e Ujit të Ftohtë. Banorët janë lajmëruar të kenë kujdes dhe para mesditës të ulin pajisjet elektro-shtëpiake në dysheme dhe të lenë dritaret hapur, për të shmangur dëme nga forca e shpërthimit.
Për të hapur rrugën e re që do të lehtësojë trafikun në sezonin e verës në Vlorë, parashikohet që në ditët në vijim të shemben edhe ndërtesa të tjera nga IKMT.
Top Channel