Kavajë, gjenden 152.7 kg kanabis tek kepi i Selitës

02/05/2017 00:00

Policia Kufitare ka gjetur në afërsi të vendit të njohur Kepi i Selitës, në Kavajë një sasi prej 152.7 kg kanabis sativa.

Sipas burimeve zyrtare rreth 4.9 milje detare janë konstatuar mbi sipërfaqen e ujit pesë pako të mbështjella me natriban. Sasia e drogës ka qënë në brendësi të këtyre pakove.

Policia po punon për identifikimin dhe kapje e autorëve.

Top Channel