Grabitja e 3.2 milionë euro, jepet pretenca për grupin e shoqërimit

02/05/2017 00:00

Prokuroria ka dhënë pretencën për punonjësit e policisë private për grabitjen e Qafë Kasharit, ku u mor shuma prej 3.2 milionë eurosh.

Prokuroria kërkon 2 vjet burg për Fatmir Gapin, përgjegjësin e grupit të shoqërimit, ndërsa 5 të tjerët janë lënë në liri me kusht. 

Nga dosja e prokurorisë, dilet në përfundimin se Fatmir Gapi, Xhelil Metaj, Dashamir Balla, Përparim Logu, Endrit Daci dhe Gentian Dedja nuk kanë kryer detyrat e tyre, duke lejuar agresorët të marrin shumën prej 3.2 milionë euro dhe të largohen.

Prokuroria e Tiranës ka gjetur një sërë shkeljesh nga ana e të pandehurve, duke nisur që nga fakti se çanta me GPS nuk është futur midis parave të tjera, ajo është mbajtur veç në kabinën e mjetit dhe nuk është vënë në punë. Kjo për organin e akuzës, është kryer me dashje.

Top Channel