Maliq, 3 persona grabisin 100 mijë lekë në banesë

30/04/2017 00:00

Një grabitje në bashkëpunim nga 3 persona është regjistruar ditën e shtunë në Maliq, teksa hajdutët kanë mundur të hyjnë në banesën e një 51-vjeçareje dhe kanë rrëmbyer një shumë parash rreth 100 mijë lekë.

Grabitësit, pasi kanë thyer derën apo dritaren e banesës, kanë tentuar të vjedhin edhe dy televizorë, por janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja pasi u vunë re nga e zonja e shtëpisë L.M. në ardhje.

Në informacionin paraprak, policia thotë se në banesë nuk kishte njerëz në momentin që ka ndodhur vjedhja, ndërsa po kryen veprimet proceduriale për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel