Zhvillimet në Shqipëri dhe kërkesa e PD për qeveri teknike që të marrë përsipër zgjedhjet e lira ishin pjesë e diskutimeve të kryetarit të Partisë Republikane Fatmir Mediu gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u takua me përfaqësues të Senatit e Kongresit amerikan, si dhe përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit.

Kreu republikan takoi Senatorin Mike Lee, të cilin e falenderoi për letrën qe 6 senatorët i dërguan sekretarit Tillerson për situatën e në Shqipëri.

Zyra e shtypit e Partise Republikane thotë se Senatori Lee premtoi se ata do të ndjekin me vëmendje situatën në Shqipëri dhe çështjet zgjedhore, situatën e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Departamentin e Shtetit dhe do të këmbëngulim së bashku që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe një qeverisje që garanton besimin e qytetarëve shqiptarë përzgjedhje të lira. Zgjedhjet pa opozitën do të jenë të papranueshme dhe një kthim prapa”, tha Mediu.

Top Channel