KQZ: Listat e kandidatëve, 29 prilli është afati

29/04/2017 00:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaron se afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 18 qershorit skadon në mesnatën e sotme.

Drilona Hoxha, zëdhënëse e KQZ-së thotë se sipas ligjit listat dorëzohen 50 ditë para zgjedhjeve, duke përjashtuar vetë ditën e zgjedhjeve, pra, 18 qershorin.

“Afati 50 ditë para datës së zgjedhjeve, datës 18 qershor, korrespondon me datën 29 prill 2017. Afati 50 ditor para datës së zgjedhjeve llogaritet duke përjashtuar datën e zgjedhjeve. Kjo mënyrë përllogaritje e afateve tashmë është praktikë e ndjekur në të gjitha proceset zgjedhore të mëparshme, ku i është referuar kodit zgjedhor duke përjashtuar datën e zgjedhjeve.  Data 29 prill si data e fundit për regjistrimin e listave shumëemërore të kandidatëve të partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 18 qershor 2017, është e deklaruar prej kohësh dhe e pranuar publikisht me veprime konkludente nga të gjitha forcat politike në vend, disa prej të cilëve kanë përfaqësues të përhershëm në mbledhjet e KQZ”, tha Hoxha.

Top Channel