Kapen 1.5 tonë hashash në Poliçan

29/04/2017 00:00

Një operacion i Policisë së Shtetit ka sekuestruar 1.5 tonë hashash dhe gjashtë persona janë shoqëruar në zonën e Poliçanit.

Sasia e drogës është kapur në fshatin Përparim dhe një pjesë tjetër në tre ndërtesa të braktisura rrugën kombëtare Poliçan-Bogovë.

Gjashtë persona janë shoqëruar nga ana e policisë për sasinë e drogës.

Policia thotë se po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në kultivimin e sasisë së drogës.

Top Channel