15 kg marijuanë në Mirditë, në kërkim 40-vjeçari
29/04/2017 00:00
Policia e Lezhës ka sekuestruar një sasi prej 15 kg marijuanë, dhe ka shpallur në kërkim poseduesin e tyre.
Operacioni është zhvilluar në një shtëpi në fshatin Perlat i Epërm të Mirditës, ku në afërsi të banesës së T. L, 40 vjeç, në një zonë të pyllëzuar, u gjet sasia e drogës e fshehur në bidonë plastik.
40-vjeçari nuk u gjet në banesë, por është shpallur në kërkim nga policia si i dyshuar për posedimin e lëndës narkotike.
Top Channel