“AKSHI, agjenci e varur direkt nga kryeministri ”, Berisha: Me emrat e Ermal Beqirit dhe Gerond Meçes, u legalizua proces ultra-mafioz me ofertat fake në tendera Presidenti Bujar Nishani shpreh keqardhjen për daljen nga kontrolli të situatës nga forcat e sigurisë së Maqedonisë.
Kreu i Shtetit dënon dhunën e ushtruar ndaj deputetëve të Maqedonisë, veçanërisht të atyre me origjinë shqiptare dhe duke u uruar shërim sa më të shpejtë të lënduarve, bën thirrje për qetësimin e situatës dhe kapërcimin e saj me maturi politike.
Presidenti Nishani përshëndet zgjedhjen e zotit Talat Xhaferri në postin e Kryetarit të Parlamentit dhe e konsideron këtë akt si një zhvillim shumë pozitiv për marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni.
Presidenti Nishani vlerëson se tentativat për të inkurajuar dhunë e keqpërdorur marrëdhëniet ndëretnike duhen dënuar me forcë, pasi nuk rrezikojnë vetëm Maqedoninë, por edhe marëdhëniet ndërshtetërore dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit në përgjithësi.
Top Channel