Pietro Grasso, mesazh urimi Metës

28/04/2017 00:00

Presidenti i Senatit të Italisë, Pietro Grasso, i ka dërguar një mesazh urimi Ilir Metës pas zgjedhjes së tij President i Republikës së Shqipërisë.

Pasi e përgëzon për këtë detyrë të re, Grasso shpreh bindjen se marrëdhëniet e mira mes Italisë dhe Shqipërisë do të përmirësohen edhe më tej gjatë mandatit z. Meta në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. 

“I dashur President Meta, dëshiroj sinqerisht t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë dhe të uroj çdo sukses për ju personalisht dhe për popullin shqiptar. Jam i sigurt se marrëdhëniet e respektit të ndërsjellët, miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona do të rriten më tej gjatë mandatit tuaj presidencial. Duke shprehur konsideratën time më të lartë, me respekt Pietro Grasso”, – shkruhet në mesazhin e Presidentit të Senatit të Italisë dërguar Presidentit të sapozgjedhur të Republikës, Ilir Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA