Kaninë, gjendet pranë varrezave një kafkë njeriu

28/04/2017 00:00

Policia e Vlorës ka gjetur një kafkë njeriu në varrezat e Kaninës. Burime zyrtare bëjnë të ditur se kafka është gjetur rreth orës 15:54 të së enjtes, pas kalasë së Kaninës.

Nga kqyrja që i është bërë këtij skeleti, nuk është konstatuar asnjë shenjë dhunë apo dëmtim tjetër.

Kafka është dërguar në morgun e qytetit të Vlorës dhe i është venë në dispozicion mjekut ligjor me qëllim dërgimin e saj drejt Mjekësisë Ligjore Tiranë për veprimet e mëtejshme proceduriale. Materialet i kaluan Prokurorisë për “Vlerësim Juridik”.

Top Channel