Bushati për Maqedoninë: Kriza demokratike po kthehet në krizë ndëretnike

28/04/2017 00:00

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në një intervistë për “European Western Balkans”, ka deklaruar në lidhje me krizën në Maqedoni se “aktorët politikë po përpiqen që ta shndërrojnë krizën demokratike në një krizë ndëretnike”.

“Jemi të shqetësuar për veprimet dhe lëvizjet e aktorëve politikë në Maqedoni, të cilët janë përpjekur që krizën aktuale demokratike ta shndërrojnë në një krizë ndëretnike. Ne i kemi këshilluar miqtë tanë në Maqedoni që të kapërcejnë mosmarrëveshjet politike, në mënyrë që të përmirësojnë marrëdhëniet ndëretnike”, tha Bushati.

“Vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohet stabiliteti demokratik dhe prosperiteti në Maqedoni”, shtoi ministri i Jashtëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA