Zgjedhja e presidentit, Konferenca e Kryetarëve: Të premten raundi IV

27/04/2017 00:00

Konferenca e Kryetarëve ka vendosur në mbledhjen e kësaj të enjteje që raundi i katërt për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës të mbahet nesër.

Nga të dhënat e fundit rezulton se votimi në fjalë do të realizohet në orën 17:00 dhe sipas Kushtetutës, për të zgjedhur kreun e shtetit në këtë raund mjafton shumica e thjeshtë.

Konferenca e Kryetarëve u mblodh pas kërkesës të bërë në seancë plenare nga Gramoz Ruçi, i cili duke iu drejtuar kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, tha se, ose duhet të zgjidhet presidenti, ose vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA