Protesta në Tiranë e Kavajë, opozita njofton përshkallëzim javën tjetër

27/04/2017 00:00

Partia Demokratike po bëhet gati për protestën e Kavajës dhe ka angazhuar për ditën e zgjedhjeve atje edhe kryetarët demokratë të bashkive.

Kreu i opozitës u kërkoi kryebashkiakëve dhe strukturave të tjera të PD që organizimi në Kavajë të nisë përpara 7 majit, kur janë parashikuar zgjedhjet.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se plani është që demokratët të jenë në Kavajë që në 6 maj, në kohën kur shpërndahen materialet zgjedhore. Basha e përkufizoi këtë aksion pa dhënë detaje.

“Nuk do ketë proces votimi monist. Në kryeqytetin e demokracisë, që rrëzoi monizmin, nuk do rivendoset monizmi i diktuar nga krimi dhe nga prej andej e gjithë Shqipëria do të çlirohet nga diktatura e krimit. Nuk do ketë zgjedhje pa opozitën, të diktuara nga krimi”, tha Basha.

Ndërsa në çadrën e protestës, kryeministri Rama mori një paralajmërim tjetër nga ish-kryeministri, toni i të cilit ishte më i fortë se ai i kreut të opozitës.

“Edi Rama, së fundmi paralajmërimi është ky: mos imagjino se mund të shkosh në zgjedhje duke u përvetësuar votën shqiptarëve. Jetën ata janë të vendosur ta japin, por votën jo. Mjerë ti po vazhdove në këtë rrugë”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA