
Shërbimi i ri hemodializës ka nisur edhe në spitalin rajonal të Korçës. Me ofrimin e këtij shërbimi përmbyllet investimi fillestar prej rreth 4 milionë dollarësh në infrastrukturën spitalore dhe në pajisje mjekësore, nga partneriteti publik-privat.
Shërbimi i dializës ofrohet tashmë në 5 spitale rajonale kryesore të vendit. Një godinë e re brenda spitalit është vënë në funksion të këtij shërbimi, me dy salla për trajtimin e pacientëve, si dhe ambiente të tjera ndihmëse.
Në total, janë 1050 pacientë në të gjithë vendin, të cilët marrin shërbimin e dializës sipas standardeve bashkëkohore. Për të vizituar qendrën e re, ishte në Korçë kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Top Channel