Ish-kryeministri Sali Berisha, nga çadra e protestës së opozitës deklaroi se papunësia mes të rinjve është sot rreth 50%, në krahasim me 21% që ishte në vitin 2013.
“Sa të rinj janë punësuar? Papunësia në vitin 2013 për të rinjtë ka qenë 21%, ndërsa sot është rreth 50%”, tha Berisha.
“Edi Rama thotë se kemi bërë shumë, por më shumë do të bëjmë. Kemi mashtruar shumë, por më shumë do të mashtrojmë. Merr me detyrim nxënësit e shkollave nëpër takime, por unë i drejtohem këtyre të rinjve që të mos mashtrohen nga ky njeri, i cili, pas diktatorëve komunistë, është armiku më i egër personal i çdo të riu shqiptar. Çfarë ka ndodhur me shkollimin këto 4 vite? Familjet janë detyruar në vitin 2016 të paguajnë 3 herë më shumë tarifën e shkollimit në krahasim me vitin 2013. Dyert e universiteteve janë mbyllur për të varfërit”, shtoi deputeti demokrat.
Më tej, Berisha tha se “beteja jonë kundër drogës është mbi të gjitha sepse besojmë te të rinjtë, te e ardhmja e Shqipërisë në duart tuaja”.
Top Channel