Basha: Drejtësia franceze mori vendimin e duhur

27/04/2017 11:00

“Ndava me kënaqësi lajmin se drejtësia franceze mori më në fund vendimin e duhur për Ramush Haradinajn, duke e lënë atë të lirë për t’u kthyer në atdhe. Vendimi i sotëm është drejtësia e plotë, pas shumë javësh qëndrimi në Francë”.

Kjo ishte deklarata e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi u bë i njohur lajmi se Gjykata e Kolmarit liroi ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

“Urdhërarrestet e Serbisë janë jo vetëm padrejtësi personale ndaj njerëzve si Ramushi, të cilët kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës, por njëkohësisht sulm ndaj vetë pavarësisë, ndaj Republikës së Kosovës dhe integritetit të saj politik. Me vendimin e sotëm të drejtësisë franceze, Serbia duhet të ndërgjegjësohet një herë e mirë, e të anulojë urdhër-arrestet e saj për luftëtarët e Kosovës. Po kështu, është detyrë kryesore e qeverisë shqiptare që të ushtrojë presion ndaj Serbisë dhe kërkesa ndaj vendeve të tjera, për të detyruar Beogradin të heqë dorë nga prakrika e turpshme, e padrejtë dhe provokative e urdhër-arresteve te tilla, në mënyrë që padrejtësi si kjo me Ramushin të mos përsëriten më”, shton Basha në deklaratën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA