Vrasja në Sukth, policia jep detaje për ngjarjen

26/04/2017 00:00

Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e dyfishtë në Sukth një ditë më parë, ku mbeti i vrarë dhe ish shefi i krimit ekonomik, Ervin Dalipaj.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 32 gëzhoja, model 56, 7.62 mm dhe një predhë bërthame. Ndërkohë brenda mjetit ku u gjetën të vrarë Ervin Dalipaj dhe Xhino Dauti, u gjet një pistoletë, 15 fishekë disa aparate telefoni celularë të markave të ndryshme si dhe një sasi prerje në valutë të huaja, euro.

Policia ka shoqëruar  18 persona, me qëllim zbardhjen dhe zbulimin e plotë të ngjarjes.

Dalipaj ishte në kërkim nën akuzën e rrëmbimit të personit, ndërsa 27-vjeçari Dauti ka qënë i dënuar një herë për vrasje.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta