Aksident me një të vdekur në Lushnje

26/04/2017 00:00

Një aksident me pasojë një të vdekur ka pasditen e sotme në Lushnje, ku një makinë është përplasur me një motor.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:20 në vendin e quajtur “Rotondo e plasmasit”, ku një autoveturë me targa AA 587 AM, që drejtohej nga shtetasi Ervis Blliku, 27 vjeç, ka përplasur një motor që drejtohej nga shtetasi E.K, rreth 35 vjeç.

Drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta