400 kg kanabis të sekuestruara në Lezhë
26/04/2017 00:00
Në Lezhë janë sekuestruar 400 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, gjatë një operacioni masiv antidrogë. Disa persona janë arrestuar dhe të tjerë janë shpallur në kërkim.
Në Krujë u sekuestruan 300 bimë hashashi në dy parcela të fshatit Nikël. Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar një person si dhe po procedohen në gjendje të lirë për shpërdorim detyre kryetari i fshatit dhe një inspektor mjedisi.
Ndërkohë, në Gjirokastër, pas një informacioni nga qytetarët në linjën jeshile të policisë, forcat e rendit zbuluan një sasi prej 90 kilogramë hashash në qilarin e një banese në lagjen “Pllakë”. Hajri Dervishi, 59 vjeç, u arrestua nga policia, ndërsa në kërkim u shpall pronari i shtëpisë.
Top Channel