Përplasen dy automjete në Kamëz, 3 të plagosur

25/04/2017 00:00

Një aksident me tre persona të plagosur ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së të martës në Kamëz, ku dy automjete janë përplasur mes tyre.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën “Berisha”.

Si pasojë e përplasjes njëri nga drejtuesit e mjeteve ka ngelur në brendësi të mjetit dhe ka qenë e nevojshme ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e tij.

Në S.Q.U. janë dërguar shtetasit F. P., 30 vjeç, K. K., 34 vjeç dhe M. M., 28 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta