Makina përplas motoçikletën në Lushnje, një i vdekur
25/04/2017 00:00
Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur ka ndodhur në mbrëmje në fshatin Zhamë në autostradën Lushnje-Rrogozhinë.
Një makinë ka përplasur një motoçikletë, duke lënë të vdekur drejtuesin e saj. Viktima është identifikuar si shtetasi Enver Muça.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit shtetasin Laver Aliaj. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.
Top Channel