Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Policia e Korçës ka identifikuar dhe arrestuar poseduesit e drogës së gjetur një ditë më parë në Vidohovë dhe që dyshohet se do të trafikohej drejt Greqisë.
Në pranga kanë rënë Spartak Koçileri, 37 vjeç dhe Marsel Shaholli, 36 vjeç, nga Hoçishti, si dhe janë shpallur në kërkim A. H, 45 vjeç nga fshati Miras i Devollit dhe R. K., 27 vjeç nga Hoçishti.
Në bashkëpunim midis tyre në afërsi të piramidës 54, ata kishin si synim transportimin nëpërmjet kufirit të gjelbër për në Greqi të 121 pakove me kanabis sativa, me një peshë totale prej 48 kg.
Porsa kanë konstatuar shërbimet e Policisë Kufitare të cilat po patrullonin vijën e kufirit të gjelbër dhe po afroheshin në drejtim të tyre, ata kanë fshehur lëndën narkotike. Duke përfituar nga dendesia e pyllit, janë larguar me shpejtësi në një distancë të largët.
Top Channel