Vlorë, mbyten dy peshkatarë
24/04/2017 00:00
Pas 15 orë kërkimesh, u gjetën të mbytur në grykëderdhjen e lumit Vjosë dy peshkatarë të cilët ishin zhdukur mbrëmjen e së dielës.
Elson Këri (37 vjeç) dhe Lorenc Doko (32 vjeç) nga Novosela po kërkoheshin nga Delta Force dhe Policia Kufitare pasi u lajmëruan nga familjarët e tyre, se ata ishin nisur për peshkim me barkë me lopata dhe nuk ishin kthyer në shtëpi.
Peshkatarë të tjerë treguan se rreth orës 19:00, varka është përmbysur dhe si pasojë dy peshkatarët kanë rënë në lumë.
Për shkak të vështirësive në gjetjen e trupit të dytë, me kërkesë të Prefekturës së Vlorës, Forcat Detare ishin nisur drejt zonës edhe polumbarët e Pashalimanit si edhe anija e gatshme e Sazanit.
Top Channel