
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije këtë të hënë se ditën e nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë në disa zona të kryeqytetit, si pasojë e punimeve që po kryhen në rrjetin e shpërndarjes.
Kështu, sipas një njoftimi për shtyp, nga punimet në nënstacionin e Farkës, që do të zgjasin nga ora 9 e mëngjesit deri në 14, do të jenë pa energji zonat Picallë, Vishnjë, Arbanë dhe Baldushk.
Ndërkohë, për shkak të punimeve në nënstacionin rajonal, që do të kryhen në të njëjtin hark kohor, do të mbeten përkohësisht pa energji zonat tek rruga “Njazi Meka”, rruga “Niko Avrami”, rruga “Halit Bega” dhe në rrugën “Besim Imami”, pranë Kishës Ortodokse.
Në njoftimin zyrtar saktësohet se në nënstacionin e Farkës do të kryhen punimet vetëm në një fider, që do të lërë pa elektricitet zonat e sipërpërmendura, në rrethinat e Tiranës.
Top Channel