Protesta pa incidente, por do procedohen autorët

24/04/2017 00:00

Ndryshe nga protestat e tjera të opozitës, masat e policisë këtë herë ishin ” të padukshme “. Për të shmangur tensionet, në terren u vu re mungesa e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërkohë që civilë të uniformave blu mbikëqyrnin dhe filmonin protestestuesit, të cilët bllokuan për 1 orë nyjet kryesore të kryeqytetit, por edhe disa akse nacionale.

Protestat në pesë akset rrugore u mbyllën pa asnjë incident. 60 minutat ishin bllokuese, por paqesore.

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka që udhëhoqi protestuesit në rrethrrotullimin pranë hyrjes së vjetër në Tiranë tha se kjo protestë shënoi dhe ndryshimin, sipas tij, mes opozitës së sotme dhe asaj të djeshme.

“I mbani mend, asnjw lidhje nuk kishin me kwto protesta qw po zhvillon Partia Demokratike dhe opozita nw twrwsi. I mbani mend me hunj zjarri nw duar! I mbani mend duke djegur duke djegur dhe shkatwrruar gjithçka. I mbani mend gomat, i mbani mend sesi shtriheshin zhgrryheshin deputetwt e opozitws sw dikurshme. A ka ndonjw lidhje kjo opozitw me ata? Unw besoj qw jo”, tha deputeti i PD, Flamur Noka.

Në rrethrrotullimin e Plugut, ku përgjegjës politik ishte Arben Ristani, ishte vendi i vetëm ku pati fërkime sporadike mes protestuesve dhe policisë.

Në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ku përgjegjës ishte nën/kryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho protesta u mbyll brenda orarit të paralajmëruar, ndërsa në Milot protesta u udhëhoq nga deputeti Aldo Bumçi.

Burime nga policia bëjnë me dije se e gjithë protesta është ndjekur nga afër edhe nga ekspertë ndërkombëtarë që asistojnë uniformat blu përmes misioneve të huaja.

Të kontaktuar nga Top Channel, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit pohuan se ndaj gjithë oraganizatorëve të protestes së Partisë Demokratike kanë nisur procedurat për procedimin penal të tyre në bazë të ligjit për tubimet.

Top Channel