Protesta e opozitës, monitorim nga ekspertët e Avokatit të Popullit

24/04/2017 00:00

Ekspertët e seksionit të veçantë të Avokatit të Popullit do të monitorojnë nga afër protestën e opozitës të paralajmëruar për ditën e sotme.

Sipas njoftimit të këtij institucioni, ata do të qëndrojnë në të gjitha pikat hyrëse në kryeqytet, që nga sheshi “Shqiponja”, “Pallati me shigjeta”, si dhe në “Rrugën e Elbasanit”.

Pjesë e detyrave kushtetuese të Avokatit të Popullit është edhe monitorimi i respektimit të së drejtës së protestës nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë.

Top Channel