Automjeti në flakë, nuk dihen shkaqet
23/04/2017 00:00
Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të diele, në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, në afërsi të Qukësit.
Ngjarja është raportuar nga qytetarë të pranishëm në vendngjarje në rubrikën “Ti Raporton”, por ende nuk dihet nëse ka persona të prekur nga kjo ngjarje.
Gjithashtu nuk dihen ende edhe shkaqet e përfshirjes nga flakët të automjetit.
Top Channel