Tiranë, aksidentohet për vdekje një 48-vjeçare
22/04/2017 00:00
Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetaseje është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, në rrugën “Mihal Grameno”, pranë Tregut Elektrik.
Dëshmitarët okularë kanë bërë me dije se autovetura që përplasi për vdekje 48-vjeçaren, ishte e tipit “Audi A4” dhe është larguar me shpejtësi pas aksidentit. Viktima është identifikuar si Gjystina Shpani.
Fatkeqësisht 48-vjeçarja nuk arriti t’i mbijetonte përplasjes së fortë. Ndërsa forcat e policisë, rrugore ato “Shqiponja”, si dhe patrullat e përgjithshme janë vënë në ndjekje për gjetjen e mjetit dhe identifikimin e autorit të këtij aksidenti tragjik.
Top Channel