Drejtuesi i motoçikletës aksidentohet në mes të Tiranës

21/04/2017 00:00

Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të premtes përballë hyrjes së Bashkisë së Tiranës.

Në aksident është përfshirë drejtuesi i një motoçiklete.

Nga përplasja, drejtuesi i motoçikletës ka marrë plagë në trup. Ai është shoqëruar menjëherë në spital nga ambulanca.

Në vendngjarje mbërritën edhe forcat e policisë që bllokuan qarkullimin në këtë aks për disa minuta dhe nisën hetimet paraprake për shkaqet e aksidentit.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel