Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur rreth orës 17 të kësaj të premteje në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi, në vendin e quajtur Fushë-Bulqizë.
Burime nga policia lokale bëjnë me dije se një mjet tip “Benz” me targë “AA 144 OR”, në të cilin po udhëtonin motër e vëlla u përplas me bordurën anësore të rrugës e më pas përfundoi jashtë saj. Si pasojë e goditjes së fortë, motër e vëlla janë dëmtuar rëndë.
Fillimisht aksidenti është pikasur nga banorët, që kanë njoftuar policinë, e cila pas njoftimit të marrë ka shkuar në vendngjarje, ku dhe ka bërë të mundur dërgimin e të plagosurve për në spitalin e Bulqizës.
Burimet policore bëjnë të ditur se pasagjerja, shtetesja Sidorela Disha, 23-vjeçe është dërguar me helikopter drejt Tiranës në gjendje të rëndë për jetën.
Edhe drejtuesi i mjetit, 20-vjeçari Jurgen Disha, pas ndihmës së parë në spitalin e Bulqizës është nisur me ambulancë drejt Tiranës.
Policia po heton për shkaqet e aksidentit, ndonëse paraprakisht mendohet të jetë bërë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit.
Top Channel