
Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtor dy shtetas duke i dënuar në total me 39 vite burgim për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të Ridvan Lamajt për fatin e të cilit që prej 2015 nuk dihet më asgjë.
Viktor Islami është i vetmi i pandehur që mbahet në paraburgim për rrëmbimin, por ai përgjatë 18 seancave gjyqësore ka prentenduar se nuk e njeh 37-vjeçarin e zhdukur.
Islami mori 19 vjet dënim, ndërkohë që i dyshuari si bashkëpunëtor i tij Adrian Ogiçi u dënua me 20 vjet.
Megjithatë përveç publikimit të fotos së tij në faqen e Interpolit, drejtësia vijon të jetë në kërkim të Ogiçit. Ridvan Lamaj, baba i dy fëmijëve, u rrëmbye në 15 qershor 2015 në qytetin e Sarandës.
Organi i akuzës dyshon se rrëmbimi i tij ndodhi për shkak të prishjeve të pazareve të drogës, përsa kohë dy të akuzuarit rezultojnë të skeduar në fushën e nakortikëve.
Sipas prokurorise dyshimet flasin për aktivizimin e Lamajt si korrier droge dhe pas zhdukjes së një dërgese me hashash rrëmbyesit kanë dyshuar tek 37-vjeçari.
Megjithë apelin e të afërmve të Ridvan Lamajt por edhe hetimet intensive autoritetet nuk mundet të zbulojnë se çfarë ndodhi me Lamajn pas rrëmbimit në qendër të qytetit.
Top Channel