Zgjedhja e presidentit, dështon edhe raundi i dytë
20/04/2017 00:00
Ka dështuar edhe raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.
Në seancën e sotme parlamentare, sikurse një ditë më parë, votimi i dështuar është mbajtur pa një kandidaturë.
“Edhe raundi i dytë mund të konsiderohet i ezauruar”, ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Meta ka bërë me dije se, raundi tjetër do të zhvillohet të enjten e ardhshme, në orën 15:00.
Ndërsa deputetja e PS, Vasilika Hysi ka thënë se, në komisionin e ligjeve nuk është regjistruar asnjë kandidaturë.
Top Channel