Rrogozhinë, zhduket 79-vjeçari; familja kërkon ndihmë

20/04/2017 00:00

Familja e një 79-vjeçari nga fshati Gosë i Rrogozhinës kërkon ndihmë për gjetjen e tij.

I moshuari, që vuan nga skleroza, është larguar nga shtëpia të mërkurën rreth orës 15 dhe nuk është kthyer më.

Policia publikoi foton e Nexhip Mingaj, i gjatë rreth 1.70 cm dhe veshur me një pallto dhe një kaple të zezë.

Në rast se dikush ka informacion mbi vendodhjen e tij, policia bën thirrje që të paraqitet në komisariatin më të afërt.

Top Channel