“Limitless”, sekuestrohen 540 fidanë dhe 300 bimë kanabisi
20/04/2017 00:00
Forcat e policisë së Shkodrës kanë finalizuar këtë të enjte operacionin e koduar “Limitless”.
Në kuadër të aksionit janë sekuestruar 540 fidanë kanabisi dhe 300 bimë në gjendje të tharë.
Në pranga uniformat blu kanë vënë dy persona, Alfred Marashi, 20 vjeç dhe banues në fshatin Gimaj; si dhe Leonard Alija, 19 vjeç dhe banues në fshatin Bardhaj.
Dy të rinjtë akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Për të njëjtën akuzë është shpallur në kërkim edhe një 62-vjeçar, Gjon Marashi, edhe ky nga fshati Gimaj.
Top Channel