Berisha: Ne nuk bëjmë kompromis me drogën

20/04/2017 11:55

Se për çfarë janë të gatshëm të negociojnë demokratët, kjo është e paqartë, por ish-kryeministri Berisha e ka të qartë për çfarë nuk negociohet.

“Ne nuk bëjmë kompromis me drogën. Me një akt të tillë kemi kthyer krimin në të ardhmen e shqiptarëve dhe kjo do të ishte ndëshkimi më i madh”, deklaroi Berisha.

Përpara vizitës së negociatorit gjerman, ish-kryeministri bëri edhe një paralajmërim tjetër. “Askush më shumë se ne nuk e do stabilitetin, por ne kemi bindjen më të thellë se pa votë të lirë nuk ka stabilitet”, tha Berisha.

Megjithatë, duket sikur opozita nuk pret ndonjë ndryshim të pozicionit të kryeministrit. “A ikën Edi Rama? Edi Rama më parë vret veten sesa ikën. Uroj t’i vijë mendja dhe të pranojë zgjidhjen e ofruar, asgjë tjetër veçse votën e lirë”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA