Aksident me pasojë vdekjen në Lezhë
20/04/2017 08:00
Një 32-vjeçar humbi jetën këtë mëngjes në aksin rrugor Lezhë-Tale.
Eduart Nika nga Lezha po udhëtonte i vetëm në mjetin e tij tip Renault, kur makina, për shkaqe ende të panjohura, ka dalë nga rruga.
Mjeti ra në një kanal me ujë dhe për ta nxjerrë u desh ndërhyrja e zjarrfikësve.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Ndërsa në “Rrugën e Kombit” dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë janë plagosur dy persona, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Rrëshenit.
Top Channel