Sekuestrohen 300 kg kanabis dhe armë zjarri në Vithkuq
19/04/2017 00:00
Rreth 300 kilogramë kanabis dhe dy armë zjarri janë sekuestruar nga policia gjatë ditës së sotme në Vithkuq të Korçës.
Policia bën të ditur se gjatë kontrollit në dy ambiente të ndryshme, konkretisht në çatinë e një ndërtese dhe në banesën e një shtetasi tjetër, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 23 thasë me një sasi rreth 300 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis, si dhe 2 armë zjarri.
Dy persona janë vënë në pranga nga policia, ndërsa vijon puna për kapjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.
Top Channel